Vetevaret 45-vjecari Jam i merzitur nga jeta

Jam i merzitur dhe po i jap fund jetes. Keto kane qene fjalet e fundit te shkruara ne nje cope leter te nje 45-vjecari i cili eshte vetevarur diten e djeshme ne Shkoder. Ngjarja e rende ka ndodhur ne lagjen Naim Gjylbegu dhe sipas hetimeve policore te kryera nga grupi hetimor mesohet se Shkelqim Delia ka kaluar ne gjendje depresioni. Turpi i pajete i Delise eshte gjetur ne banesen e tij ku jetonte i vetem pasi ishte ndare kohe me pare nga bashkeshortja. Sipas burimeve policore prane viktimes u gjend edhe letra e shkuar prej tij ku shprehte se ishte i merzitur dhe se per kete shkak po i jepte fund jetes. Efektivat e policise se Shkodres porsa jane vene ne dijeni te ngjarjes kane shkuar ne vendngjarje dhe kane nisur hetimet. Nga ekspertiza mjekoligjore qe i eshte bere trupit te viktimes eshte konstatuar nje brazde strangulacioni ne qafe karakteristike kjo e vetevarjes. Materialet hetimore ne lidhje me ngjarjen i kaluan prokurorise per hetime te metejshme.