E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ishte denuar me 11 vjet burg kerkohej prej 8 vjetesh

Ishte shpallur ne kerkim per tentative vrasjeje prej 8 vjetesh dhe eshte denuar nga gjykata me 11 vjet burg. Nga burime zyrtare policore mesohet se 44-vjecari Qamil Arapi eshte arrestuar diten e diel nga uniformat blu te Kavajes. Arapi banues ne Kavaje eshte denuar nga gjykata e ketij qyteti me vendim te dates 9 janar te vitit 2002 me 11 vjet burg per vepren penale te Vrasjes me dashje e mbetur ne tentative te nje bashkeqytetari. Arrestimi i 44-vjecarit ka ardhur pas nje pune te mirorganizuar qe eshte bere ne drejtim te kapjes se personave ne kerkim dhe autoreve me tendence konfliktet qe eshte edhe nje nga prioritetet e policise se kryeqytetit dhe Policise se Shtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›