Referendumi për tre ligjet, qeveria e vendosur për nismën

Ministria e Integrimit Majlinda Bregu informon të enjten Brukselin
Ministria e Integrimit Majlinda Bregu, do të informojë të enjten Brukselin për vendimin e maxhorancës për të zgjidhur me referendum çështjen e tre ligjeve të integrimit. Në një prononcim për mediat ministrja e Integrimit Bregu theksoi se qeveria do të ecë para me këtë nismë, nëse opozita do të vijoj të mbaj qëndrim bllokues. “Në rast se opozita nuk tërhiqet në bazë të gjitha parashikimeve ligjore, ne votojmë për t’i hapur rrugë të gjithë procedurave për të realizuar një referendum siç thotë ligji jo 6 muaj para zgjedhjeve dhe jo tre muaj pas zgjedhjeve”, theksoi Bregu. Ajo iu përgjigj dhe asaj pjesë të deklaratës së komisionerit Fule, që referendumi nuk është gjithëpërfshirës: “Nuk ka shqiptar sot që të jetë kundër anëtarësimit në BE. Më shumë gjithëpërfshirës se vota e shqiptarëve mua nuk më duket se është gjithëpërfshirës vota e parlamentarëve”.
Ndër të tjera, ministria e Integrimit foli për qeverisjen dhe zgjedhjet e 23 qershorit.
Ajo tha se qeveria ka gjithë angazhimin për të organizuar zgjedhje të lira dhe demokratike, por ajo nuk mund të bind dot kryetarin e opozitës që të njohë rezultatin.
Zonja Bregu tha se nga analizat matematikore e bëra deri më tani, rezulton që Partia Demokratike të jetë në avantazh ndaj Partisë Socialiste, jo vetëm si forcë politike, por edhe si koalicion.