Sarande Rama promovon librin me akuza ndaj drejtesise
Kreu i Partise Socialiste Edi Rama ndodhej dje ne qytetin e Sarandes per promovimin e librit te tij ku pavaresisht ketij fakti nje pjese te madhe te fjales kryesocialisti ia kushtoi sulmeve dhe akuzave ndaj sistemit te drejtesise. Per Ramen drejtesia ne vend ka rene dhe eshte denigruar gje kjo qe sipas liderit socialist i ka rrenjet tek keqqeverisja. Ne Shqiperi dhe ne Sarande nuk ka shtet ka rene trau kryesor i nje shoqerie demokratike qe eshte drejtesia. Drejtesia eshte dorezuar perpara etheve per para - tha ai. Me tej akuzat Rama i vazhdoi duke i lidhur ato me ndertimet qe jane bere ne qytetin e Sarandes te cilat kreu i selise roze i cilesoi si te miratuara nga nje bande kriminale. Veprimtaria pa leje eshte pjelle e nje vizioni obskurantist te atyre qe qeverisin Shqiperine. Kryetari i Bashkise se Sarandes ka marre shuplaka nga nje gjykate e mirefillte kriminale. Eumlshte bande e mirefillte kriminale. Nje organizate mafioze me qellim fitimi qe operon me vendime qe jane turp i turpit te cdo drejtesie dhe te cdo shkolle apo klase ku keta dallkauke kane marre aq mesime sa kane marre per drejtesine. Tomat dhe Sashenkat edhe ketu ne Sarande veprojne me te njejtin brutalitet. Ky sistem drejtesie po denigron dhe shkaterron trupin fizik te Shqiperise dhe trupin moral te shoqerise tone - tha Rama. Sa i perket librit duke iu referuar deklaratave te bera nga kryeministri Berisha dhe kreu i LSI-se Meta per te lideri socialist iu pergjigj duke u shprehur se Saliu eshte per te ardhur keq se e ka lexuar librin dhe ben sikur nuk e ka lexuar. Ndersa Ilirin e besoj qe nuk e ka lexuar librin. Iliri e ka me librat ne pergjithesi dhe do ishte stermundim ti kerkoje ta lexonte se ai nuk lexon libra. Me heret gjate dites kryetari i PS-se ka qene ne Komunen e Xarres e cila eshte publikuar nga kryesocialisti si nje nder komunat me te zhvilluara te vendit.