E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma, Hysi: Po presim përgjigjen e PD-së

TIRANË E mandatuara e Partisë Socialiste për reformën zgjedhore, Vasilika Hysi, ka deklaruar dje se opozita është në pritje të përgjigjes së demokratëve për fillimin e negociatave. "Jemi në pritje për të filluar negociatat me ta, por nuk kemi akoma një përgjigje. Ne jemi të gatshëm të punojmë dhe të bashkëpunojmë për të bërë një reformë zgjedhore sa më të mirë. Nga ana tjetër reforma do të jetë gjithëpërfshirëse dhe do të mbledhim opinionet dhe mendimet e gjithë grupeve të interesuara. Nuk kemi pse të nxitojmë, por nga ana tjetër nuk ka edhe shumë kohë. Ajo që është shumë e rëndësishme është që ne do të përcaktojmë bashkë me kolegun Gjiknuri metodologjinë dhe pastaj komisioni i reformës zgjedhore do të fillojë punën e tij",- tha Hysi. Nisur nga tryeza e një ditë më parë, deputetja e PS-së, Hysi tha se opozita do të veprojë e bashkërenduar në hartimin e Kodit të ri Zgjedhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›