E Diel, 1 Nëntor 2026

Prangoset në Londër Ndriçim Sadushi, pjesë e bandës së Elbasanit

Londër- Një ndër personat më të shumëkërkuar në Europë, shqiptari Ndriçim Sadushi është arrestuar mbremjen e djeshme në veri të kryeqytetit britanik, Londër.

Sipas zëdhënësit të njësisë së esktadimit të policisë londineze, Scotland Yard, 41-vjeçari Sadushi është arrestuar pranë banesës së tij në lagjen Enfiel.

41-vjeçari është dënuar me burgim të përjershtëm nga drejtësia shqiptare për tre vrasje dhe një të mbetur në tentativë gjatë vitit të errët 97, si pjesë e bandës së Tan Kateshit në Elbasan.

Sadushi kërkohej edhe nga drejtëisa italiane për një serë veprash penale si trafikim lëndësh narkotike dhe pastrim parash. Zyrtarë britanikë konfirmuan për mediat se Sadushi në mënyrë ilegale kishte mundur të futej në territorin britanik dhe ti shpëtontë për kaq vite Interpolit. Ndërkohe mediat britanike raportojnë se për Sadushin do të fillojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt shtetit shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›