Reforma Zgjedhore, Gjinushi: PS-PD, skemë për të vjedhur mandatet
TIRANE - Kreu i PSD-së, Skëndër Gjinushi deklaroi dje se reforma zgjedhore po dështon, pasi sipas tij, është e komanduar dhe e parafabrikuar. Ai akuzoi publikisht PD-PS se po synojnë vjedhjen e mandateve të partive të vogla.
“Shihet e njëjta klimë dhe i njëjti skenar si në 2009. Ata që gjoja bërtasin se të vegjëlit jetojnë në kurriz të të mëdhenjve, shpikën ‘Dushkun e parë’ kundër të vegjëlve, pastaj shpikën ‘Dushkun e dytë’ për të komanduar votat midis të vegjëlve dhe së fundi mbajnë një sistem të ashtuquajtur spanjoll, për eliminimin e partive të tjera. Në rast se PS do të pranojë të bëjë reformë sipas tekave të PD-së, atëherë ajo është e dështuar dhe kjo shkon absolutisht në dëm te demokracisë dhe në dëm të opozitës”, u shpreh Gjinushi.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)