Grekët emigrojnë nëpër botë me një “europasaportë”
ATHINE - Rritet ndjeshëm numri i qytetarëve grekë, të cilët plotësojnë dosjen “Europass” apo dosje të tjera, me të dhënat personale dhe kualifikimet, duke shpresuar që nëpërmjet saj, të gjejnë një “derë të hapur” jashtë vendit dhe të punojnë për një jetë më të mirë.
“Europass” është një dosje elektronike që përbëhet nga pesë dokumente të veçanta, të cilat përshkruajnë arsimimin, aftësitë dhe njohuritë profesionale, kualifikimet dhe përvojën e aplikuesit.
Dosja është standard dhe e përbashkët për të gjithë qytetarët e vendeve të Evropës. Ajo iu lejon punëdhënësve të huaj të bëjnë krahasimin mes kualifikimeve të kandidatëve për rekrutim.
Nga gushti 2011 deri në nëntor 2011 janë depozituar 30 000 CV, duke e çuar numrin total në 89 300 të tilla.
Duke marrë parasysh se numri i përgjithshëm i CV të depozituara në vitin 2010 në Greqi, arriti në 46 399 CV, llogaritet se me këtë ritëm, në vitin 2011, tendenca e grekëve për të emigruar është dyfishuar dhe sipas parashikimeve, deri në fund të vitit do të tejkalohet numri i 100 000 CV-ve të depozituara.
Ministrja greke e arsimit Ana Diamantopulu vërejti se në mes të aplikuesve, ka një rritje të madhe të numrit të të rinjve, që kanë paraqitur të dhënat e tyre për emigrim.
Ajo vuri në dukje se “kjo dukuri ndodh edhe ne vendet që nuk kanë problemin e papunësisë në shkallën që e ka Greqia”.