Reforma Zgjedhore, LSI: Në përputhje me rekomandimet e BE

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama tha sot se zgjedhja e Presidentit të ardhshëm do të jetë një proces me frymë konsensuale
Lëvizja Socialiste për Integrim ritheksoi dhe njëherë tjetër domosdoshmërinë e përfundimit në kohë të punës për reformën e re zgjedhore. Por jo vetëm kaq, sipas kësja partie, kjo reformë duhet të bazohet dhe të respektojë standardet evropiane, me qëllim garantimin e një procesi zgjedhor si në çdo vend demokratik. Një qëndrim i tillë u bë i ditur nga sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Luan Rama, i cili kërkoi që komisioni për reformën zgjedhore të reflektojë mbi propozimet e 26 partive të vogla.
Ndërkohë ndalur në procesin për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, Rama rideklaroi dhe njëherë tjetër qëndrimin e LSI-së, sipas të cilit, pavarësisht nga se cili kamp apo grupim vjen kandidati, rëndësi ka që Presidenti i ri të jetë garant i Kushtetutës, dhe të vijë përmes një fryme konsensuale.