E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdojne pergatitjet per bisedimet Kosove-Serbi

Zyrtare te Bashkimit Evropian thone se pergatitjet per fillimin e bisedimeve ndermjet Kosoves dhe Serbise jane ne periudhe perfundimtare. Ne funksion te ketyre pergatitjeve ishte edhe vizita e zotit Robert Cooper i derguar i perfaqesueses se larte te Bashkimit Evropian per politike te jashtme Catherine Ashton. Gjate vizites se tij e cila eshte zhvilluar larg syve te opinionit zoti Cooper ka debatuar me te dyja palet per rruget e zhvillimit te ketyre bisedimeve te cilat nga autoritetet e Kosoves dhe ato nderkombetare thuhet se do te jene per ceshtje teknike te interesit te ndersjelle ndersa Beogradi shpreson te rihape edhe ceshtjet politike dhe synon qe nepermjet ketyre bisedimeve te arrije sic thuhet nje kompromis me te cilin do ti jepej fund konfliktit historik ndermjet serbeve dhe shqiptareve.

Kryeministri i kryeministri i Kosoves Hashim Thaci emeroi zevendeskryeministren e tij Edita Tahirin udheheqese te delegacionit te Kosoves per dialogun per ceshtje praktike me Serbine. Ai ka shprehur bindjen se keto bisedime nuk do te kene te bejne me statusin e Kosoves dhe teresine e saj tokesore.

 Dialogu qe do te fillon ne te ardhmen e afert do te permbyllet me nje jete me te mire per te gjithe qytetaret e Kosoves dhe rajonit per nje te ardhme me te mire evropiane per nje te ardhme me te mire per te dy vendet dhe popujt tane dhe me njohjet reciproke qe do te ndodhin ka thene kryeministri Thaci.

Sot nderkaq Klubi per Politike te Jashtme e cilesoi te gabueshem emerimin e udheheqesit per bisedime pa e perfillur opoziten dhe Parlamentin e Kosoves meqe sic thuhet ky i fundit eshte vendi ku do te duhej te diskutohet procesi para miratimit te tij. Ky klub mendon se procesi i bisedimeve me Serbine duhet te jete konsensual dhe ti nenshtrohet verifikimit nga Parlamenti i vendit. Kryetari i ketij te fundit Jakup Krasniqi ka deklaruar se eshte i gatshem te hedhe ne debat kete ceshtje nese nje gje e tille kerkohet nga strukturat e Parlamentit.

 Qeveria i ka kompetencat e veta me kushtetute dhe me ligje. Sigurisht nese behet kerkesa nga grupet parlamentare ose ne forma te tjera ne do ta radhisim ne seance sipas rregullores se punes se kuvendit tha zoti Krasniqi.     

Vezhguesit e pavarur terheqin verejtjen se pergatitjet per bisedimet te cilat mund te fillojne ne pjesen e pare te muajit mars po ndodhin ne nje periudhe kur gjendja politike ne Kosove nuk eshte shume e qendrueshme sikunder as ajo ekonomike dhe sociale. Kosova sipas tyre shkon bisedime me nje pozicion te demtuar edhe per shkak te imazhit te saj nderkombetare. Po ashtu thone ata brenda Kosoves ekzistojne dallime te medha rreth bisedimeve te paralajmeruar ndermjet Kosoves dhe Serbise e cila vazhdon te kundershtoje pavaresine e Kosoves qe eshte njohur deri tash nga 75 vende te botes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›