Reforma Zgjedhore, Topalli: Palët morën përsipër përgjegjësitë
TIRANE - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli përgëzoi partitë politike për miratimin e ngritjes së tre komisioneve parlamentare: Komisionin e Reformës Zgjedhore, atë të Reformës së Kuvendit dhe Komisionin për Ligjet me Shumicë të Cilësuar.
Në një konferencë për shtyp, Topalli theksoi se aktet e miratuara në Konferencën e Kryetarëve janë një sinjal i mirëpritur nga faktori ndërkombëtar.
Topalli theksoi se shpreson që mirëkuptimi për ngritjen e komisioneve të vazhdojë edhe më tej dhe palët të vijojnë të marrin përsipër përgjegjësitë.
"Shpresoj shumë që ligjet që kërkojnë 3/5 do të shqyrtohen me seriozitet dhe do të miratohen sipas kalendarit të miratuar nga Konferenca e Kryetarëve. Shpresoj dhe uroj që mirëkuptimi i arritur sot për ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore do të vazhdojë të jetë në themel të punës së këtij komisioni", u shpreh kryetarja Topalli.
Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve palët kanë rënë dakort që komisioni për reformën zgjedhore do të përbëhet nga 5 anëtarë të mazhorancës dhe 5 të opozitës, të cilët do të nisin punën për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Reforma Zgjedhore, Topalli: Palët morën përsipër përgjegjësitë