Nënkryetari i PLL: Po ta kisha djalin gei, do ti fusja plumbin ballit

Murat Basha / Foto arkiv
Legalistët vazhdojnë të mbajnë të ndezur përmes deklaratave të tyre debatin për aktivitetet e komunitetit gei në ditën kundër homofobisë, më 17 maj.
Pas deklaratës së kryetarit të Lëvizjes së Legalitetit, Ekrem Spahia, i cili u shpreh se nuk kam koment tjetër përveçse ti kap në hu, një tjetër deklaratë, madje me nota më të forta, vjen nga nënkryetari i kësaj partie. I ftuar në një intërvistë televizive, numri dy i PLL, Murat Basha, ka deklaruar se nëse do ta kishte djalin gei, do ti fuste plumbin ballit.
“Homoseksualizmi është sëmundje. Unë po ta kisha djalin gei do t’i fusja plumbin ballit”, deklaroi Basha mbrëmjen e së hënës.
Legalistët i mbrojnë qëndrimet e tyre me argumentin se partia ku bëjnë pjesë është parti e vlerave tradicionale. Në lidhje me organizimet e komunitetit LGBT, të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe komunitetet fetare në Shqipëri.
Ndërsa vetë kryeministri Berisha u shpreh ditë më parë se Shqipëria është një vend i lirë dhe nuk pengon asnjë manifestim të cilitdo komunitet, ndërsa i cilësoi deklaratat e zv.ministrit të Mbrojtjes si të tepruara dhe aspak mbretërore.
“Shqipëria është vend i lirë, nuk mund të mendojë kush se ne do kufizojmë manifestimet, demonstratat, ky është kusht i lirisë. Ne kemi miratuar një ligj dhe ai ka qënë i domosdoshëm. Është e vërtetë që pakicat në plane të ndryshme kanë nevojë për një mbrojtje ligjore”, tha Berisha. / G.N.