Reforma dhe Probleme
Nga As. prof. Dr. Vangjel DIMO*
Në gjithë fushat e jetës, ekonomike, administrative, kulturore dhe atë shkencore u kryen me sukses nga qeveria jonë demokratike reformat, siç dihet efekti ekonomik dhe social qe i ndjeshëm, në mënyrë të veçantë ulja e shpenzimeve si rrjedhojë e zvogëlimit të personelit të administratës dhe suprimimit të disa institucioneve dhe instituteve që nuk kishin fushë veprimtarie. Në këtë prizëm kemi të bëjmë vërtetë me një sukses të dukshëm. Por jo të gjitha reformat u kryen në mënyrën më të përkryer, siç është rasti i Institutit Arkeologjik, muzeve dhe fondeve shkencore arkeologjike. Duke e parë me kujdes dhe me sy kritik, vihet re se diçka nuk mund të funksionoj dhe për këtë arsye, ndoshta është më mirë që disa parregullsi të mos lejohen, për më tepër duke qenë në dijeni të efekteve negative që mund të shfaqen nga funksionimi apo mosfunksionimi i tyre më pas. Për këtë i bëj thirrje në mënyrë të veçantë personalitetit, trurit që drejtoj reformën në shkencën shqiptare, Z. Tafaj dhe Kryeministrit të mos e heqin vëmendjen nga format e zbatimit të tyre nga nënkomisionet apo administrata. Shqetësimi im qëndron në problemet që po citoj më poshtë: V.K.M datë 22.08. 2007 për ndarjen e institutit Arkeologjik nga Akademia e shkencave dhe kalimi i Muzeve Arkeologjik në varësi të MTKRS edhe sot e kësaj dite ende nuk është zbatuar. Punonjësit shkencor apo administrative të këtyre muzeve kanë më tepër se një vit që nuk marrin pagën e tyre, thjesht janë viktimat e mos zbatimin të këtij vendimi apo të mosfunksionimit të administratës së këtyre institucioneve. Kalimi i aseteve dhe fondeve arkeologjike përbën edhe problemin më shqetësues me pasoja në perspektivën e funksionimit të tyre. Pse? Dëshira e institutit arkeologjik për ti mbajtur nën administrimin e vetë fondet arkeologjike, bie ndesh me dy drejtime bazë të lidhura me to. E para- këto fonde në bazë të ligjeve të shtetit tonë janë detyrimisht pronë ekskluzive e trashëgimisë kulturore, e cila mbrohet, drejtohet dhe menaxhohet nga MTKRS. Ministria e kulturës ka kompetencën dhe detyrën e regjistrimit, inventarizimit, vlerësimin, restaurimit, mirëmbajtjet dhe reklamimin e objekteve si pasuri e e trashëgimisë kulturore kombëtare para publikut dhe turistëve vendas dhe të huaj. Në këtë kuadër duke i pasur në dispozicion këto fonde ajo ka mundësinë e rifreskimit të muzeve, hapjen e ekspozitave brenda dhe jashtë vendit, mundësi kjo që i mohohet kur këto fonde disponohen nga tjetër kush, pra i mohohet kjo detyrë që M. Kulturës e ka detyrë. Së dyti- dëshira e institutit arkeologjik apo ndonjë arkeologu për mbajtjen e këtyre fondeve konsiston në frikën se nuk do të ketë mundësi ti shfrytëzoj për studim. Por në fakt kjo e drejtë i është dhënë me ligj, rrjedhimisht kush do që të ketë në ruajtje fondet arkeologjike, arkeologut nuk do ti mohohet e drejta të ketë në dispozicion në çdo kohë këto fonde, ashtu siç ka funksionuar deri më sot. Fundja këtë të drejtë e kanë pasur dhe e kanë edhe arkeologë të huaj, që sipas tematikës së studimit, kanë pasur mundësinë e shfrytëzimit të fondeve arkeologjike të muzeve tanë, sigurisht të autorizuar nga institucioni dhe autoriteti përkatës. Në rast të posedimit të këtyre fondeve nga arkeologët, fondet ngurtësohen në magazina hermetike pa aktivitet, duke i kthyer ata dhe institutin arkeologjik thjesht në magazinier objektesh, e në këtë prizëm i kujtojmë atyre detyrën si gërmues dhe studiues shkencor të mirëfilltë. E treta- Brenda një godine apo ambienti, rrjedhimisht bëhen dy ndoshta edhe më shumë pronar, pra godina copëtohet në kthina me pronar të ndryshëm gjë që sjell anomali të tjera në administrimin e mirëmbajtjes dhe të ruajtjes. Do luajë ajo melodia e këngës: E kam unë, e ke ti, kjo (nuk) është dashuri, se për mirëmbajtjen e ambientit do shpërndahet përgjegjësia, po ashtu për ruajtjen dhe sigurinë, pavarësisht nga mirëkuptimi i përkohshëm kontradiktat do të jenë të pashmangshme. Pra ky është shqetësimi im dhe shpresoj që personat përgjegjës të reformës po ashtu edhe lexuesi të më kuptojë drejtë, fondet arkeologjike janë pjesë integrale e trashëgimisë kulturore dhe ekskluzivisht pronë në ruajtje nga MTKRS.
*Muzeu Arkeologjik Apolloni