Martin Cukalla dhe ngjyra e jetës
Nuk e di pse ajo që ka thënë Tolstoi i shkon përshtat mikut tim Martin Cukalla.
Ska kënaqësi më të madhe se kënaqësia e krijimit, thotë Tolstoi-qofshin lapsa, çizme, bukë apo fëmijë, pa krijim nuk ka kënaqësi të mirëfilltë, ndërkohë nuk mund të ketë krijim pa ankth, vuajtje, brejtje dhe turp. Kam përpara vëllimet Paguaj yjet Zgjimi, Dridhen qepallat, Magjimarrësi akuarel, Në shtëpinë e detit, Simfonia e erës, (e përkthyer dhe në rumanisht). Mendoj se në to, ka një spikatshmëri të stilit, e shoqëruar nga një pafaqësi të natyrshme, tipike për çdo poet. Edhe pse Martini është tek të 60-at, ende i ka të forta fuqitë misterioze të frymëzimit, për të na sjellë vegime fosforeshente të përfytyrimeve nga më të guximshmet. Pavarësisht tematikave të ndryshme, të librave të ndryshëm, realisht më vjen e fuqishme ndjesia, sesa e vështirë është të shpalosësh të vërtetën, sesa e mundimshme është të përshkruash qartësinë. Me bindje them, se inxhinieri i palodhur i minierës, edhe sot nga lartësitë e viteve 2009, Martini mendoj se është një ndër punëtorët më të duruar të artit të fjalës. Pas mjeshtërisë së rreshtave të poezive shihet puna këmbëngulëse e Martinit, që nuk është thjesht një vegimtar, por një mjeshtër i rrëfimit të vargut. Me një lojë të mençur dritëhijesh, në të gjithë krijimet e tij, ai ofron ngjyrën e jetës. Ndihet prania e gjallë e artistit. Martini nuk është një shpikës historish. Duke qenë shumë i ndjeshëm, pothuajse inkonshient, duke menduar kryesisht me figura, poeti ashtu si të gjithë artistët e vërtetë është, ndërkohë, pasqyrë besnike e shoqërisë ku jetojmë. Krijimet e tij, ashtu si edhe të mjaft poetëve të tjerë të vërtetë, në një farë mënyre, janë dokumentet më besnike, nga të cilët mund të kuptosh me të vërtetë figurën e qytetërimit shqiptar. Martini është shumë inkonshient, dhe kështu nuk mund të mos jetë i sinqertë. Ai është shumë perceptues ndaj përshtypjeve të ambientit që e rrethon dhe kështu i transmeton me besnikëri idetë, ndjenjat, kërkesat, prirjet. Për ta mbyllur me këto shënime të shpejta: me të vërtetë, një artisti i vërtetë, qoftë ai arkitekt, përkthyes, letrar ose poet ka një aftësi magjike që të transmetoj me anë të përgjegjësive të mrekullueshme shpirtërore kohën dhe specifikën e racës tonë shqiptare. As sesi, duam apo sduam ne, Martini shpreh një mënyrë të ndryshme, një formë të lartësuar të njerëzores, diçka të lidhur në mënyrë misterioze me mitin, magjinë, qenien dalldi. Fjala poet na kujton një njëri plot nuhatje që zhvesh lakuriq të patregueshmen, në saj të melodisë, kurse të pakapshmen, në saj të simbolit që është shpirti. Shkurt, Martini i ka rrënjët thellë në këtë botë. Kurrë nuk e kapërcen pragun e ndijimeve, të të prekshmes, të të dukshmes, e megjithatë, sipas meje është tepër i përsosur për të qenë i zakonshëm.
Email This Klikime: 2