E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma dhe antikrimi, dhe pas heqjes se vizave Rozeta Rapushi

Qeveria do te perfundoje brenda muajit gusht, perpilimin e te gjitha pyetjeve te lindura apo kerkesave te Komisionit Evropian per liberalizimin e vizave. Komisioni Evropian i ka derguar qeverise shqiptare raportet pas nje vleresimi ne muajin korrik te 3 kritereve te mbetura per t'u permbushur ne funksion te liberalizimit te vizave. Kritere keto, qe pasuan propozimin e Komisionit per nje regjim pa viza me unionin, pasi u konstatua se Shqiperia permbushi te kater blloqet e udherrefyesit. Kryeministri Sali Berisha, kerkoi dje ne mbledhjen e qeverise, angazhim sa me te madh gjate ketij muaji nga te gjitha ministrite, agjencite dhe administrata per te mbyllur ne kohe kerkesat e KE-se. “Ju ftoj qe gjate muajit gusht, te studiohen raportet dhe ne fund te muajit, sipas afatit te percaktuar t’u ktheni pergjigje. Ato kerkojne nje shqyrtim kompleks”, kerkoi Berisha ne mbledhjen e qeverise. Duke falenderuar te gjithe administraten per punen e bere, pa te cilen sipas tij, permbushja e kerkesave te udherrefyesit, do te ishte e pamundur, Berisha kerkoi vijimin e reformave ne kuader te procesit te liberalizimit te vizave. Sipas tij, dy ceshtje jane themelore dhe nuk perfundojne kurre, si lufta kunder korrupsionit dhe lufta kunder krimit te organizuar. “Ne kete drejtim, mekanizmat tane, makineria jone duhet te shohin, sesi te permiresohet e persoset me tej. Duke racionuar kohen, ekipet, stafet, te kombinuar edhe me pushimin, te keni si ceshtje te pare shqyrtimin e raporteve te ardhura nga ekspertet, pergjigjet e tyre dhe nje plan pune per problemet, te cilat jane afatgjata eshte e domosdoshme”, keshilloi kryeministri. Ai permendi faktin se gjate muajit korrik, Komisioni Evropian dergoi raportet e grupeve te eksperteve, per te verifikuar zhvillimet dhe progresin e bere ne tre ceshtjet kryesore, te cilat u lane si detyre per t’u vleresuar nga Keshilli i Komisionereve te KE-se, kur shpalli propozimin per heqjen e vizave per Shqiperine. “Une, duke falenderuar te gjithe punonjesit e kesaj administrate dhe ju, per seriozitetin e madh, me te cilin u trajtua zbatimi i te gjitha kerkesave te udherrefyesit per heqjen e vizave, do te kerkoja qe ky proces, qe konsistoi ne nje teresi reformash shume te dobishme per vendin, te njohe konsolidim te metejshem dhe nivele te reja. Heqja e vizave ka perbere dhe perben nje nga objektivat me madhore te programit te kesaj qeverie”, tha Berisha. Kryeministri permendi numrin e larte te emigranteve qe ka vendi yne dhe faktin qe per shkak te sistemit te vizave, takimi i tyre behet shume i veshtire. Ne kete kuader, ai tha se pune e madhe duhet te behet ne kuader te liberalizimit sa me pare te vizave per shqiptaret. “Ne duhet te nxjerrim cdo problem te ngritur, pavaresisht nga arritjet. Kjo eshte jashtezakonisht e dobishme, ne menyre qe te procedohet me tej me reformat. Le te marrim luften kunder korrupsionit. Ajo eshte nje lufte e pasosur, qe nuk perfundon kurre, por e cila shenon sukses”, vijoi Berisha. Ne kete aspekt, sipas tij, shqyrtimi dhe rishqyrtimi i perpjekjeve tona ne kete lufte eshte domosdoshmeri, per te konsoliduar ate qe eshte arritur dhe per te kapur nivel tjeter.

Kerkesa
Kryeministri Sali Berisha, kerkoi dje qe gjate muajit gusht, te studiohen raportet dhe ne fund te muajit, sipas afatit te percaktuar t’u kthehet pergjigje eksperteve te Komisionit Evropian per kerkesat e bera per liberalizimin e vizave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›