E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Sipas Kodit, lenia e mandatit, vetem me shkrim

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste ndajne qendrime te ndryshme, per sa u perket debateve lidhur me zevendesimin e bojkotuesve te Kuvendit. Perfaqesues te mazhorances, jane shprehur se ky bojkot mund te coje ne zevendesimin e deputeteve socialiste, por perfaqesues te opozites e kane hedhur poshte nje mundesi te tille. Nje nder ekspertet e opozites, ne hartimin e Kodit Elektoral, Damjan Gjiknuri, ne nje prononcim te dhene dje per "BBC" tha se deklaratat e zonjes Topalli, behen per te terhequr vemendjen dhe nuk jane konform ligjit. "Mbase zonja Topalli, nuk e njeh ligjin ose mendon se si kryetare e kuvendit i lind detyrimi qe te beje nje interpretim per sa i perket mungeses se deputeteve. Mendimi im personal eshte qe kjo eshte thjesht nje tymnaje per te terhequr vemendjen e opinionit dhe nuk eshte preokupimi kryesor", deklaroi Gjiknuri. Por nga ana e tij deputeti i PD-se, Eduart Halimi, Sekretar i Komisionit Parlamentar te Ligjeve, e konsideron deklaraten e Topallit, konform ligjeve shqiptare. "Eshte Kushtetuta ajo qe percakton qarte, zgjidhjen e ketij momenti qe ndodhen deputetet e PS, te cilet mungojne per nje kohe te gjate ne Parlament. Ajo qe ka thene zonja Topalli, eshte percaktimi ne menyre eksplicite qe ben neni 71 i Kushtetutes", deklaroi deputeti demokratik. Duke iu referuar Kushtetutes shqiptare nenit 71 te saj, ai tha se mandati i deputetit fillon diten qe ai shpallet i zgjedhur nga komisioni perkates i ligjeve. Sipas tij, mandati i deputetit mbaron apo eshte i pavlefshem nder te tjera kur ai nuk ben betimin, kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht ne Kuvend. Nga ana tjeter, zyrtari socialist thote se rastet e mbarimit te mandatit te deputetit, jane te parashikuara ne Kushtetute. "Ndermjet te tjerave disa nga shkaqet jane dhe kur mungon 6 muaj pa arsye ne detyre, pra kur t'i nuk e ushtron funksionin dhe rasti tjeter kur ti nuk ben betim, apo refuzon te besh betimin dhe kete pjese e ka rregulluar Kodi Zgjedhor", deklaroi Gjiknuri. "Realisht pjesa prej 6-muajsh nuk mund te llogaritet per aq kohe sa personi nuk ka bere betimin si deputet, ndersa per sa i perket refuzimit te betimit, Kodi kete e ka rregulluar ne menyre te detajuar dhe ka te beje me faktin qe deputeti vetedeklaron qe nuk pranon ta marre mandatin, pra refuzon ta marre mandatin dhe ky deklarim behet me shkrim ose perpara nje komisioni perkates. Vetem atehere Kuvendi mund t'i drejtohet KQZ-se dhe mandej vazhdojne procedurat qe parashikon Kodi Zgjedhor", deklaroi Gjiknuri.

MANDATI

"Ne kushtetute parashikohet qarte se mandati i deputetit mbaron ose eshte i pavlefshem ne rastin kur ai mungon per 6-muaj rresht ne Kuvend dhe eshte nje percaktim i nenit 71, pika 2 ku thuhet qarte qe mandati mbaron kur nje deputet mungon per 6 muaj rresht ne Kuvend", deklaroi Halimi.

FILLIMI

"Ceshtja se kur mund te quhet i filluar mandati percaktohet qarte ne piken 1 te nenit 71 te Kushtetutes, i cili sakteson se mandati i deputetit fillon diten qe ai shpallet i zgjedhur nga komisioni perkates i zgjedhjeve, pra jo nga dita kur ai fillon ushtrimin e tij mbasi ben betimin", shpjegon deputeti demokrat.

REFUZIMI

"Per sa i perket refuzimit te betimit, Kodi kete e ka rregulluar ne menyre te detajuar dhe ka te beje me faktin qe deputeti vetedeklaron qe nuk pranon ta marre mandatin, pra refuzon ta marre mandatin dhe ky deklarim behet me shkrim ose perpara nje komisioni perkates",-tha Gjiknuri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›