E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Revolucion demokratik kunder Rames e Berishes

TIRANE- LSI akuzoi dje kryetarin e PS-se se eshte ai qe ka kerkuar heqjen e LSI nga procesi i administrimit te zgjedhjeve te 2009. Nenkryetari i LSI shprehu gatishmerine per tu vene ne krye te nje revolucioni demokratik ne mbrojtje te votes. Prifti denoncoi dje edhe njehere perpjekjen tinezare, joparimore, arrogante, te dhunshme dhe perjashtuese te PD-PS per te monopolizuar administrimin e votave ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nenkryetari i LSI, deputeti Prifti tha se "Formulat tinezare te ndarjes se KQZ kane qellim diskriminimin e padrejte, por dhe mafioz te LSI, si kundershtarja kryesore e dy partive te vjetra PS-PD. "Nuk ka asnje kriter qe te perjashtoje LSI nga procesi i administrimit te zgjedhjeve te ardhshme. LSI eshte forca e trete politike ne vend e konfirmuar qarte edhe nga zgjedhjet e fundit te 2007. LSI eshte forca e trete politike ne vend qe nuk kontestohet nga askush brenda dhe jashte Shqiperise" tha Prifti. "LSI nuk do te pranoje ne asnje rrethane nje Kod Zgjedhor te hartuar nga interesa mafioze te perjetesimit te pushtetit nga grupe mafioze brenda PS-PD per interesa ekonomike te jashteligjshme, dhe kunder vullnetit dhe interesit te Shqiperise Evropiane. LSI nuk do te pranoje ne asnje menyre nje reforme zgjedhore pa standarde dhe garanci per administrim transparent dhe tee ndershem te zgjedhjeve", tha vazhdoi Prifti. Ai akuzoi kryetarin e PS-se Edi Rama se po shkeputet cdo dite e me shume nga bashkimi i fuqishem kunder Sali Berishes dhe kastes se tij. "Eshte pikerisht Rama qe i ka kerkuar Berishes heqjen e LSI nga procesi i administrimit te zgjedhjeve te 2009, dhe e ka vendosur kete si kusht per dhenien e votes se PS-se per Kodin Zgjedhor", akuzoi Prifti. "Nese Rama dhe Berisha do vazhdojne te punojne dhe insistojne qe zgjedhjet jane monopol i tyre privat, LSI do vazhdoje te punoje per te ngritur popullin kunder diktatures konsensuale me 2 koka. Ne do jemi te gatshem t'i pergjigjemi vullnetit te popullit per t'u vene ne krye te nje revolucioni te furishem demokratik ne vend, per te rikthyer lirite, te drejtat dhe voten e lire te neperkembura nga Berisha dhe Rama", tha nenkryetari i LSI-se Prifti. A.G

Paralajmerimi

LSI paralajmeron Ramen dhe Berishen qe me pazaret e tyre te paprincipta do te demtojne shume rende dhe ne menyre te pakthyeshme imazhin e vendit dhe proceset tona integruese. E gjithe pergjegjesia do te jete vetem e tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›