Pagese invaliditeti per te semuret me kancer

Dokumentacionet per perfitimin e pageses. SOB sherbim ne shtepi per te semuret
Te semuret me kancer mund te perfitojne pagese invaliditeti. Per shkak te rendeses se kesaj semundjeje dhe invaliditetit qe shkakton shteti jep edhe nje pagese mujore. Do te jete Komisioni Mediko-Legal prane sherbimit Onkologjik ne banese i cili shqyrton gjendjen e pacientit dhe me pas vendos per perfitimin e pageses mujore duke i ndihmuar disi edhe ekonomikisht. Ky komision jep nje raport deri ne gjashte muaj dhe me pas drejton te semurin per ne KEMP.
Dokumentacioni
Bazuar edhe ne udhezimet e institucioneve shendetesore keta te semure do te mund te marrin pagesen mujore pas plotesimit te disa dokumentacioneve. Keshtu atyre u kerkohet qe te kene nje fletedalje nga spitali Onkologjik i Qendres Spitalore Universitare Nene Tereza te kene kartelen e mjekut te familjes rekomandimin e mjekut te familjes si dhe librezen e shendetit.
SOB
Po keshtu per kete kategori pacientesh eshte i planifikuar edhe sherbimi mjekesor ne shtepi. Qendra shendetesore sherbimi Onkologjik ne banese ndjek te semuret me kancer dhe shume te avancuar per qytetaret e Tiranes dhe komunat e saj. Fillimisht duhet qe familjaret e te semurit te paraqiten prane klinikes me keto disa dokumentacioni. Perkatesisht ata duhet te kene rekomandimin nga mjeku i familjes si dhe librezen shendetesore. Ne kete menyre keta te semure do te mund te marrin ndihme ne shtepi. Keshtu stafi mjekesor kryen vizita tek i semuri cdo 2-3 dite ne rastet me ecuri te rende te semundjes. Sherbimet qe do te mund te perfitojne keta paciente perfshijne te gjitha llojet e dhimbjes e cila kurohet deri ne masen 90.
Mjekimi i te gjitha simptomave qe paraqet i semuri si te vjella hemorragji konvulsione mungese oreksi urinim i shpeshte dhe i pavullnetshem konstipacionin pagjumesine axhitimin temperaturen mjekimin e plageve dhe te dekubituesve vendosjen e solucioneve intravenoze. Po keshtu per keta te semure behet e mundur edhe vendosja e sondave nga hunda ne stomak per ushqyerjen e te semurit.
Rastet
Ajo qe mjeket pranojne me shqetesim eshte fakti se numri i peronave te prekur me kancer keto 20 vite eshte shtuar se shumti. Nga viti lsquo90 deri ne vitin 2010 vendi yne ka dyfishim te rasteve me kancer. Dy llojet me te perhapura jane tumori i mushkerive te meshkujt dhe ai i gjirit te femrat. Diagnostikimi i vone fobia nga semundja bejne qe keto semundje te kapen ne stade te avancuara. Nga viti lsquo90 deri ne vitin 2010 ne kemi dyfishim te rasteve me kancer ne Shqiperi. Si ne mbare boten edhe ne vendin tone nuk ben perjashtim te meshkujt kanceri i mushkerive dhe te femrat kanceri i gjirit - ka deklaruar kohe me pare Agim Sallaku shef i sherbimit te Onkologjise. Problematike mbetet dhe vdekshmeria pasi mungon sensibilizmi i qytetareve - eshte shprehur kohe me pare shefi i Onkologjikut. Te dhenat tregojne se vdekshmeria vazhdon te mbetet e larte sepse fatkeqesisht ende popullsia shqiptare nuk eshte ndergjegjesuar sic duhet qe kanceri nuk eshte me nje fatalitet por nje semundje qe mund te sherohet dhe mund te thuhet qe sot ne bote rreth 50 per qind e rasteve me kancer mund te sherohen ose te kene mbijetesa jashte mase te gjata.