E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhafa: Kodi zgjedhor brenda korrikut

Bashkekryetari socialist i Komisionit per Reformen zgjedhore, Fatmir Xhafaj, siguroi dje e kodi i ri zgjedhor do te hartohet bazuar ne standardet e OSBE/ODIHR. “Komisioni i ngritur me nje vendim te posacem te Kuvendit ka qellim realizimin e ligjit zgjedhor, ne perputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR, te pasqyruara ne raportet e publikuara prej tyre, ku jepet problematika e proceseve te fundit zgjedhore ne Shqiperi”, tha Xhafa. Ai theksoi se ceshtjet delikate si funksionimi i KQZ apo listave e procesit te ankimimit do te vendosen ne ditet ne vijim. “Ligji nuk eshte nje godine qe behet brenda nje dite. Radhen qe vjen, kemi regjistrimin e subjekteve zgjedhore, koalicionet, partite politike kandidatet qe vijne si propozim i nje grupi zgjedhesish dhe me pas do te jete grupi, qe ka te beje me listat zgjedhore”, sqaroi socialisti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›