Qendra Kulturore “Pjetër Gaci”: Pritëm Presidentin e Republikës, por përcollëm Presidentin e bulevardit
Ndërsa Qendra Kulturore “Pjetër Gaçi” në Shkodër, në një reagim të saj përmes një deklarate, shprehet se Topi duhet t’u kërkojë falje shkodranëve dhe Shkodrës, pasi deklaratat e tij janë të padenja për pozicionin e kreut të shtetit. “Si qytetarë të Shkodrës, si përfaqësues të traditës dhe kulturës shkodrane, shprehim indinjatën e thellë për akuzat e turpshme dhe aspak të denja për një drejtues institucioni dhe aq më pak për kreun e shtetit. E gjithë Shkodra priste presidentin e Republikës, por u kthye nga Presidenti i Bulevardit. Kërkojmë me forcë tërheqjen publikisht të deklaratave fyese ndaj dialektit shkodran, me të cilin penat e arta që Shkodra ka nxjerrë në shekuj, stolisën gjuhën shqipe! Për 50 vjet rresht, do horra të tjerë që t’i i dekoron “për kontribute të shquara” e i propozon për në majën e sistemit të drejtësisë, u përpoqën t’ia ndërrojnë gjuhën Shkodrës, dhe hynë deri në vorr për të zhduk deri edhe eshtrat e atyre që shkruan vargje të pavdekshme, por Shkodra është prapë aty, zonjë krenare për traditën, zonjë krenare për traditën, kulturën dhe qytetërimin perëndimor që e ka në gen e që as horrat, as hetuesit e prokurorët, as spiunët e sigurimit të shtetit, nuk e zbehin dot. Gjithsesi po ta nisim prej Shkodre një amanet të Gjergj Fishtës, që do e ketë shkruar për do si puna jote në kohën e vet në vitin 1907: “Pra, sot për sot s’jam tue e pas nga, me u hutue me shkrimet tona, të cilat spjellin napolojna, e as nuk bahen besa shkallë, për me u ngjit ku bahet pallë”- thuhet në deklaratën e qendrës “Pjetër Gaçi”. Më tej, në këtë deklaratë thuhet se shkodranët e kanë humbur besimin tek presidenti i republikës, i cili sipas tyre mbështetjen, votën dhe besimin e Shkodrës anti-komuniste dhe të qindra mijëra demokratëve, e shpërdoroi paturpësisht për katër vjet, dhe e hodhi me dorën e tij kundër tyre më 8 maj. “T’i kërkojë falje Shkodrës dhe shkodranëve, pa mbështetjen e të cilëve nuk do ishte atje ku është. Mbështetjen, votën dhe besimin e Shkondrës anti komuniste dhe të qindra e mijëra demokratëve e shpërdorove paturpësisht për katër vjet dhe e hodhe me dorën tënde kundër tyre më 8 maj”- vijon më tej deklarata e intelektualëve të Shkodrës.
...