Gjinushi Te ike Berisha. Koci Pozitiv nderhyrja ne Kushtetute
Zhvillimi politik ne Shqiperi dhe qasja e Partise Socialiste ndaj tij perthyhet serish nga aleati i saj tradicional socialdemokrati Skender Gjinushi. Ne nje konference per shtyp te dhene dje ai eshte shprehur kunder paketes se reformave me shumicen qe ne kontekstin e tanishem aktualizohet si marreveshje apo legjitimim i pozicionit te saj. Shqiperise i duhet nje zgjidhje e plote politike dhe nje veprim real opozitar. Shqiperia eshte e fundit ne rajon per lirite dhe te drejtat themelore per nivelin e ulet ekonomik per ritmet e uleta te integrimit per korrupsionin papunesine varferine. Ne Shqiperi kane rene tashme institucionet sidomos Kuvendi drejtesia e vota e lire dhe megjithate disa opozitare flasin ende per bashkepunim dhe veprimtari institucionale. PSD vlereson se cdo bashkepunim me nje shtet te korruptuar dhe te kapur thellon krizen mashtron shqiptaret dhe komprometon vete rolin dhe misionin e opozites tha Gjinushi. Socialdemokrati konfirmon keshtu edhe njehere vizionin e vet per veprimin opozitar sidomos ne kushtet e tanishme kur perballja me shumicen ne procesin elektoral ka prodhuar situata paligjshmerie. Madje sipas Gjinushit kerkesa per reformim ne kushtet e tanishme dhe perqendrimi tek opozita kur skandalet mberthejne qeverine eshte paradoks i papranueshem. Nuk eshte veprim opozitar fakti qe sa here ka nje skandal qeveritar flitet per reformim te PS-se dhe jo te PD-se. Kerkohet doreheqje e gjithkujt ne PS por jo e qeverise dhe Sali Berishes qe sa here deshton qeveria apo ben skandalin e radhes sic ishte masakra e Tiranes opozita ofron reforma per te shpetuar qeverine por jo Shqiperine. Reforma e vetme me nje qeveri te deshtuar eshte largimi i saj tha Skender Gjinushi. Por duket se ai do te mbetet serish vetem ne kete qasje analitike qe i ben realitetit perderisa aktualisht PS-ja dhe zera te tjere aleate te saj shohin te reforma kushtetuese me shume sesa nje koncesion ndaj Sali Berishes. Keshtu kreu i Partise Socialiste te Vertete Petro Koci u shpreh dje se reflektimi i selise roze per ndryshimet kushtetuese eshte nje sinjal qe duhet pershendetur. Kjo kthese perben nje lajm shume te rendesishem per bashkimin parimor te se majtes rreth interesave qytetare per demokraci dhe per te ardhmen europiane te vendit. Projekti per te reformuar Kushtetuten dhe raportet mes institucioneve kryesore te shtetit si edhe raportin e qytetarit me politiken e kthen opoziten ne timon te udheheqjes politike te shoqerise e te vendit. Me manipulimin arrogant te rezultatit te zgjedhjeve te Tiranes Berisha rrezoi jo vetem marreveshjen e dikurshme per Kodin Zgjedhor por automatikisht edhe ate per ndryshimet kushtetuese te 21 prillit 2008 tha Koci.