Malaj prezanton platformën: "Për politikë të re"
TIRANE- Deputeti socialist Arben Malaj prezantoi sot paradite, në një takim me studentë, platformën për “Një politikë të re”. Gjatë fjalës së tij Malaj nënvizoi rëndësinë e PS-së për të “qartësuar vendimmarrjen politike" duke kërkuar “Rishikimin e marrëdhënieve me organete Kushtetuese”.
„Modernizimi i partive është i domosdoshëm”- tha Malaj. Duke u ndalur në problemet brenda partive, Malaj nënvizoi se kërkohen “më shumë diskutime breda grupit”. “Mungon demokracia e brendshme”- shtoi më tej deputeti socialist duke nënvizuar se “Pushteti i përqëndruar te kryetari është me pasoja negative”.
Deputeti socialist paralajmëroi se do të zhvillojë tur në të gjithë vendin për të prezantuar platformën e re.
Takimi me studentët u zhvillua në Universitetin Europian të Tiranës.
(s.g/balkanweb)