E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trojka e ambasadorëve në PS takojnë Ramën

TIRANË- Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian të akredituar në Tiranë ndodhen në selinë e Partisë Socialiste për të zhvilluar njqë takim me Kryetarin Edi Rama.

Rreth orës 12:00 u panë të futen një nga një në selinë rozë ambasadori i BE-së Ettore Sequi, ambasadorja e Gjermanisë Carola Müller Holtkemper dhe ajo e Francës Maryse Daviet, ambasadori i Italisë Saba D’Elia, ai i Greqisë Nikolaos Pazios. Në PS kanë mbërritur edhe ambasadori i Danimarkës Karsten Ankjaer Jensen si dhe ai i Polonisë.

Në selinë e PS-së kanë mbërritur edhe zv.ambasadorja e SHBA-ve Deborah Jones si dhe zevendeskryetari i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Dan Redford.

Mbërritja e tyre në PS dhe takimi me liderin Edi Rama, vjen pak ditë para se Kolegji Zgjedhor do të marrë në shqyrtim ankimimin e Partisë Socialiste për për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në Tiranë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›