E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma ne drejtesi, Berisha: Jo korrupsionit ne emerime Rozeta Rapushi

Kryeministri Sali Berisha, ftoi dje opoziten qe te sjelle ne Kuvend, propozimin per ndryshimin e Kushtetutes per kufizimin e imunitetit te deputeteve, nese vertete do te zhvishet nga imuniteti. Nderkohe qe kritikoi faktin qe ka ende probleme serioze ne procedurat e emerimit, transferimit, shkarkimit te gjykatesve dhe prokuroreve, duke kerkuar edhe heqjen e imunitetit te tyre. Ne mbledhjen e djeshme te qeverise, Berisha ia kushtoi fjalen e tij luftes kunder korrupsionit. Sipas tij, mazhoranca me kufizimin e imunitetit, lenien e tij me deshire, i ka dhene nje zgjidhje shume pozitive, nje standard te ri ne historine e parlamentit. "Ne rast se opozita eshte vertet e interesuar per kufizimin imunitetit, te sjelle propozimet per te amenduar Kushtetuten per kete ceshtje. Natyrisht, nuk e ka me seriozitet se prapa ketij propozimi fshihen disa propozime te tjera te lidhura me daten 21 janar, para dhe pas saj, te cilat jane te pashpresa, fshihen disa lloj ndryshimesh te tjera ne Kushtetute, te cilat nuk do mund te ndodhin ndonjehere. Por, ne rast se duan te behen te sinqerte, ne e mirepresim", u shpreh Berisha. Nga ana tjeter, duke u ndalur serish tek imuniteti, Berisha kerkoi nga Ministri i Drejtesise qe te realizohet reforma e kerkuar nga nderkombetaret. Sipas tij, eshte e domosdoshme qe ekipi i Bashkimit Evropian qe asiston reformen ligjore ne vend, i atashuar prane Ministrise se Drejtesite, duhet te angazhohet per percaktimin e kritereve dhe standardeve me transparente ne emerimin, transferimin, shkarkimin e gjykatesve dhe prokuroreve. "E kam theksuar dhe e theksoj se ne trupen e gjykatesve dhe prokuroreve ka nje teresi gjyqtare e prokurore te pergjegjshem, qe zbatojne ligjin me ndershmeri e korrektese dhe i kane bere sherbime te medha ketij vendi. Ne rast se Shqiperia eshte bere nje vend i sigurt, keta kane kontributin e tyre thelbesor. Natyrisht, ne kete sistem, sic thuhet ne raport, emerimet, shkarkimet, transferimet jane jo transparente e me procedure shume te dyshimte. Raporti i meparshem thoshte se te sapoemeruarit marrin ryshfet, per te paguar investimin qe kane bere", u shpreh Berisha. Ne kete kuader, ai u shpreh se eshte shume e domosdoshme qe te percaktohen procedurat me transparente, ne menyre qe te emerohen, shkarkohen, transferohen pa lene nenkuptuar se detyrohen te paguajne ndonje gje e se detyrohen te marrin per te paguar. Ndaj sipas Berishes, percaktimi i ketyre kritereve, se bashku me Euralius, i cili ka eksperte te shquar evropiane dhe me eksperte shqiptare, duhet te jete nje nga perparesite e punes se Ministrise se Drejtesise. "Une e di qe ju e keni ngritur kete ceshtje, por kjo ka shume muaj dhe ceshtja duhet te avancoje. Zoterinj ministra, ne cdo procedure e proces, ne duhet te kemi kriter te pare luften kunder korrupsionit",-kerkoi Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›