Shahisti kampion drejton tregtinë e armëve në shtet
TIRANE-Ne linjen e investigimit per eksportin e armeve shqiptare, e perditshmja gazeta Shqiptare sjell sot personazhin qe drejton kete tregti. Ai quhet, Erald Dervishi qe ka fituar me dhjetëra beteja në Shah, duke marrë madje edhe titullin “Mjeshtër i madh” nga Federata Ndërkombëtare e Shahut, qysh kur ishte 18 vjeç. E perditshmja zbulon se deri në gushtin e vitit 2008, atë nuk e lidhte asgjë me armët e vërteta apo me ushtrinë. Por prej asaj kohe, Dervishi vijon të mbajë postin e drejtorit të Agjencisë së Kontrollit Shtetëror të import-eksportit të mallrave ushtarakë. Referuar dhe CV-së së Dervishit, të publikuar në faqen zyrtare të AKSHE-së në internet, ajo është e mbushur më shumë me të dhëna nga eksperienca e tij sportive sesa nga ajo e punës qe ai ka sot, drejtor i autoritetit te import-eksportit qe licenson firmat.
E perditshmja sjell sot fakte sesi Dervishi ka arritur ne majat e tregtise se armeve. Per me shume lexoni artikullin ne Gazeta Shqiptare.
(d.b/BalkanWeb)
E perditshmja sjell sot fakte sesi Dervishi ka arritur ne majat e tregtise se armeve. Per me shume lexoni artikullin ne Gazeta Shqiptare.
(d.b/BalkanWeb)