E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA: Zgjedhjet e 8 majit do te zgjidhin ngercin politik

Ndihmes Sekretari Amerikan i Shtetit, James Steinberg dhe zevendesi i tij Thomas Kantrimen, do te zhvillojne nje tur 4-ditor ne rajon, ku do te vizitojne edhe vendin tone. Dy zyrtaret amerikane, do te vizitojne gjate ketyre diteve Shqiperine, Bosnje-Hercegovinen, Armenine, Gjeorgjine dhe Azerbajxhan. Vizite e cila nisi qe nga dita e sotme. Sipas faqes se internetit Departamentit te Shtetit Amerikan, dy zyrtaret do te jene te premten ne Shqiperi. Cka perkon edhe me viziten e dyte te Thomas Kantrimen brenda pak ditesh ne vendin tone. Qellimi i vizites, sipas njoftimit te bere tashme publik, eshte "forcimi i rendesise se zgjedhjeve lokale te 8 majit ne Shqiperi, si nje zgjidhje e mundshme per ngercin politik", qe prej kohesh vijon ne vendin tone. Me sakte, qe pas zgjedhjeve parlamentare te zhvilluara ne 28 qershor 2009. Po keshtu, kjo vizite e dy zyrtareve amerikane, do te kete per qellim edhe forcimin e rolit te Prokurorise se Pergjithshme ne hetimin e ngjarjeve te 21 janarit, te demonstrates se dhunshme me nje bilanc prej kater viktimash dhe dhjetera te plagosurish. Sipas axhendes, zyrtaret amerikane do te zhvillojne takime me drejtuesit e larte te politikes ne vend si dhe kreun e shtetit. Thelbi i takimeve, do te jete gjetja e nje konsensusi per situaten e krijuar si dhe ne vecanti per pergatitjet e zgjedhjeve lokale te 8 Majit. Pak dite me pare, ne viziten e tij zyrtare ne Tirane, Zv/ndihmes Sekretari Amerikan i Shtetit, Kantrimen, e beri te qarte qendrimin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per 21 janarin, duke kerkuar hetim te plote te ngjarjes, perfshire edhe te organizatoreve te kesaj ngjarjeje. Nderkohe qe theksoi faktin se zgjedhjet duhet te zhvillohen ne 8 Maj. Nje tjeter kerkese e Kantrimen, ishte edhe pjesemarrja ne zgjedhjet e 8 majit nga te gjitha forcat politike, duke perjashtuar ketu mundesine per zhvillimin e zgjedhjeve te parakohshme, sic kerkon dhe pretendon opozita e cila ne fakt ende nuk ka dorezuar listen e emrave me komisioneret qe i takojne per Komisionet Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve. Kantrimen erdhi ne Shqiperi pak kohe me pare, me shpresen per zgjidhjen e ngercit politik ne vend, por pavaresisht mesazheve te qarta qe ai dha per klasen politike, ende mes paleve nuk ka dialog. Nga ana tjeter, ne menyre te vecante, zyrtari amerikan kerkoi zbardhjen e demonstrates se dhunshme te 21 janarit dhe nxjerrjen perpara drejtesise te pergjegjesve te saj. Ai siguroi gjithashtu, se Shqiperia do te kete ndihmen e SHBA-ve ne kete proces.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›