Topalli: Ftoj opoziten te kthehet te Kushtetuta
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, siguroi dje se zgjedhjet do te zhvillohen me 8 maj dhe te gjithe do te kene mundesine te votojne te lire. Ne pergjigje te tre kushteve te vena dy dite me pare nga kreu i grupit socialist, Gramoz Ruci, Topalli nuk i komentoi por siguroi se zgjedhjet do te jene me te mirat, dhe se zgjidhja e vetme e ketij ngerci eshte futja e opozites ne "shinat" e Kushtetutes. "Ne Shqiperi ka vetem nje zgjidhje dhe kjo eshte futja brenda shinave kushtetuese te atyre qe bene 21 janarin, te atyre qe deshtuan me dhunen e tyre per te permbysur nje qeveri legjitime. Ka vetem nje zgjidhje dhe ajo eshte Kushtetuta. Une i ftoj te kthehen te Kushtetuta. Eshte ligji suprem i Shqiperise dhe i shqiptareve. Eshte Kushtetuta e cdo shqiptari", u beri thirrje kryetarja e Kuvendit, deputeteve te opozites. Sipas saj, 8 maji do te jete nje dite shume e rendesishme, ne te cilen cdo qytetar do te kete mundesi te vendose per ate qe do te jete kryetari i bashkise apo komunes. "Une mendoj se cdo gje edhe ne keto zgjedhje, ashtu si ne zgjedhjet e kaluara qe ishin zgjedhjet me te mira, percaktohen ne baze te Kushtetutes. Respekti kushtetues, respekti i ligjeve qe i kemi bere bashke, i kemi votuar bashke me mazhorancen me te madhe te mundshme. Nuk ka ndodhur ndonjehere qe te kemi kaluar ligje me nje kompromis kaq te gjere dhe me nje vote kaq te rendesishme", theksoi ajo. Per sa i perket ceshtjes, se ekziston mundesia qe opozita te mos marre pjese ne zgjedhje lokale, Topalli u pergjigj vetem se eshte e sigurt, se 8 maji do te jete nje shans i madh per cdo qytetar. "Sic thone partneret tane nderkombetare: Pronaret e zgjedhjeve jane qytetaret dhe askurrkush nuk mund t'i pengoje ato", siguroi kryetarja e Kuvendit. Po diten e djeshme, Topalli mblodhi Konferencen e Kryetareve, per percaktimin e punes se seances se sotme. Ndonese nuk u mor nje vendim perfundimtar, seanca e sotme do te jete teper e gjate, dhe nga diskutimet u morr vesh se per ceshtjen e ndryshimit te rregullores se Kuvendit dhe te kufizimit te imunitetit, pritet qe cdo deputet te flase per 10 minuta. Po sot do te votohet edhe per imunitetin e Dritan Priftit.