E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e 8 majit, partite te permbushin detyrimet Bamir Topi*

"Si President i Republikes dhe si perfaqesues kushtetues i unitetit te popullit, deshiroj t'ju drejtohem Juve dhe permes jush, forces politike qe ju drejtoni, per te shprehur shqetesimin tim te thelle per zgjatjen dhe perkeqesimin e situates politike ne Shqiperi.
Prej disa muajsh vendi yne vijon te jete peng i konfliktualitetit politik, institucionet perfaqesuese nuk jane teresisht funksionale dhe imazhi i Shqiperise eshte demtuar ndjeshem ne raport me Bashkimin Evropian dhe partneret tane strategjike nderkombetare. Ky zhvillim negativ kulmoi me ngjarjet tragjike te 21 janarit, ku ne rrethana te papranueshme u shenuan akte dhune ndaj institucioneve te shtetit dhe humben jeten kater qytetare. Kam bindjen se ndaj me ju te njejtin mendim per nevojen e hetimit profesional, te plote dhe te pavarur te ketyre ngjarjeve, me qellim qe cilido individ, i cili ka shkelur ligjin, pavaresisht perkatesise politike ose profesionit, te perballet me pasojat e merituara ligjore. Shqiperia meriton te kete institucione te pavarura, meriton qe keto institucione te kene kohen dhe hapesiren e tyre per te vepruar ne perputhje me ligjin pa ndikime e presione politike, sepse cdo problematike duhet te trajtohet e te marre zgjidhje ligjore e institucionale. Ne nje kontekst me te gjere, sic edhe e kam theksuar disa here publikisht, mendoj se burimi i kesaj situate duhet kerkuar ne mosbesimin e thelle midis paleve politike, mungesen e dialogut institucional, ne oratorine konfliktuale e perjashtuese politike, si dhe dominimi shpeshhere i interesave dhe axhendave politike nominale mbi ato publike e institucionale. Per kete arsye mendoj se problematika aktuale politike ka nevoje per nje ridimensionim te sjelljes politike dhe institucionale, te bazuar ne rikthimin e qetesise, te dialogut, te sjelljes kushtetuese dhe rikthim te vemendjes kryesore ne axhenden integruese te Shqiperise. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane prane nesh per te na nxitur dhe ndihmuar te fitojme maturine e nevojshme politike per te menaxhuar krizat qe krijojme vete, ndaj edhe ne emer te qytetareve apeloj qe, forca politike qe drejtoni, te luaje nje rol sa me aktiv ne rikthimin e klimes se besimit, te dialogut, te bashkepunimit dhe te sjelljeve korrekte per nje vend anetar ne NATO dhe me aspirate te merituar per anetaresim ne Bashkimin Evropian. Une apeloj te ndikoni personalisht mbi partine tuaj politike, politikanet, median dhe mbeshtetesit tuaj politike, per vetepermbajtje dhe sjellje larg cdo retorike konfliktuale, per respektim e mbeshtetje te institucioneve kushtetuese, per pjesemarrje dhe jete aktive parlamentare, per permbushjen e detyrimeve ligjore ndaj procesit zgjedhor te dates 8 Maj, si dhe per realizimin ne kohe te te gjitha kerkesave te parashtruara nga Komisioni Evropian. Besoj shume se ndaj me ju vleresimin se ne keto momente, Shqiperia ka nevoje emergjente te kaperceje situaten politike ne te cilen ndodhet, te deshmoje aftesi dhe maturi politike per t'iu rikthyer orientimit te vendosur evropian, sic besoj dhe theksoj se qytetaret shqiptare kane te drejte te presin nga perfaqesuesit e tyre politike aftesi per te kerkuar e gjetur zgjidhje afatgjata ne interes te vete qytetareve dhe te vendit; vullnet te qarte per te bashkepunuar ne ndertimin e nje te ardhme sa me pozitive per vete Shqiperine. Per kete eshte me se i nevojshem kontributi juaj personal dhe i forces politike qe ju drejtoni, ne menyre qe procesin politik te mos ta shohim si bilanc personal apo partiak humbjeje apo fitoreje, por si nje nevoje themelore per te fituar qytetaret dhe Shqiperia. Sot eshte koha qe ky dimension pozitiv te jete prioritar me bindjen e thelle se ky eshte e do te mbetet nje sherbim i cmuar per te sotmen dhe te ardhmen e projektit tone evropian. Ne kete kontekst, apeloj te shfrytezoni cdo forme te komunikimit institucional ne funksion te rivendosjes se dialogut politik, trajtimit e zgjidhjes sa me te shpejte te problematikave aktuale si dhe keshtu, ne dhenien e kontributit real ne arritjen e standardeve te nevojshme per nje vend aspirues per anetaresim ne Bashkimin Evropian. Personalisht jam i gatshem te marr cdo veprim te nevojshem qe nxit apo garanton dialogun politik midis paleve politike, si dhe te mirepres dhe te mbeshtetes propozime konkrete qe bejne te mundur jetesimin e ketij dialogu institucional".

* Leter derguar gjithe kryetareve te partive politike parlamentare, si dhe partive te tjera politike me rol aktiv ne qeverisjen vendore. Per dijeni, letra iu eshte percjelle edhe institucioneve nderkombetare te pranishme ne Tirane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›