E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë- Serbët heqin barrikadat

Mitrovicë- Serbët e veriut të Kosovës kanë nisur të largojnë barrikadat e vendosura prej shumë javesh në vendkalimet 1 dhe 31. Besim Hoti, zëdhënës i policisë në Mitrovicë, u shpreh për mediat kosovare se barrikadat po largohen nga vetë banoret e zonës. Do të shohim gjatë ditës se si do të zhvillohen ngjarjet dhe do të shohim se a do të ketë nevojë që edhe KFOR-i të ndërhyjë për ti larguar barrikadat e tjera që janë pengesë nëpër rrugë.

Por, me rendësi është që me vetiniciativë banorët kanë filluar ti lëvizin disa nga barrikadat- u shpreh Hoti. Më pare, u bë me dije propozimi i krerëve të komunave në veri të Kosovës, të cilët pas takimit me presidentin serb Boris Tadiç vendosen të lejojnë lëvizjen e lirë vetëm për ushtarët e KFOR. Forcat paqëruajtëse ndërkombetare, nga ana e tyre kanë menaxhuar me qetësi situatën për gati një muaj. Në deklaratat e komandatëve të KFOR, është përsëritur disa here thirrja për heqje paqësore të barrikadave. Pasi sipas tyre lëvizja e lire do vendoset edhe në Mitrovicë.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Serbët e veriut: Barrikadat nuk hiqen pa marrëveshje
  2. KFOR tërhiqet, serbët mbajnë Mitrovicën të rrethuar
  3. Mitrovicë, serbet – barrikada njerëzore

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›