E Diel, 1 Nëntor 2026

Sequi: Shqiptarët kanë humbur interesin për të hyrë në BE

TIRANE-Shqiptarët kanë humbur interesin për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian. Shifrat e publikuara nga raporti “Prespektiva Europiane e Shqipërisë” nga Albania Institut tregon se ndryshe nga një vit më parë niveli i mbështetjes për tu integruar në Bashkimin Europian ka pësuar ulje të ndjeshme.

Përmbysjen e shifrave nga 93 % që ka qenë në vitin 2010 në 80%, ambasadorët e vendeve të BE-s të akredituar në Tiranë, të pranishëm, në prezantimin e raportit e kanë cilësuar mjaft alarmante.

Për ambasadorin e BE-së, Etore Sequi, shkaku kryesor i humbjes së intersit të shqiptarëve për tu bërë pjesë e BE-së, "është kriza e tejzgjatur politike në vend, e cila, sipas tij solli edhe refuzimin e statusit te vendit kandidat për të dytin vit radhazi." Gjithashtu Sequi kërkon nga "politika të informojë shqiptarët për avatazhet që përfitojnë shqiptarët me integrimin."

Të pranishmit në tryezë ndanë mendimin se nëse kjo tendencë rritet mund të shëndërrohet në kundërshtimin ndaj reformave të nevojshme
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›