E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma në inspektorate e suksesshme

Gjatë ditës së sotme u mblodh Task-Force për qëllim, ku është vlerësuar arritja e derimëtanishme e kësaj reforme.

Reforma në sistemin e inspektorateve synon uljen e tyre nga 36 në 11 të tilla, si dhe instalimin e Inspektoriatit Qendror, i cili udhëheq sistemin e inspektimit në vend, duke garantuar përsosjen e tij të vazhdueshme.

Gjatë mbledhjes, kryeministri Berisha theksoi se implementimi i plotë i kësaj reforme është i domosdoshëm  për të luftuar arbitraritetin dhe çdo praktikë abuzive, e cila dëmton në mënyrë të pamerituar biznesin dhe zhvillimin e tij.

“Ne kemi përzgjedhur sistemin e inspektoratit dixhital, në kuptimin që një regjistër kombëtar i inspektorëve shtetëror mbahet ne Inspektoratin Qendror te vendit dhe ky regjistër është regjistri i gjurmës së çdo inspektimi. Asnjë inspektor pas vendosjes së këtij sistemi nuk do të mund të inspektojë pa lënë gjurmë elektronike se ishte, pastaj do jenë të tjerët që do të vlerësojnë duhet të shkonte apo jo, motivet që e shtynë të shkojë, agjenda e tij dhe me radhë, por lënia e gjurmës është një kusht i domosdoshëm”, u shpreh kryeministri.

Më pas, në mbledhje u diskutua për procedurat e përzgjedhjes së kryeinspektorëve te ministrive të linjave, si dhe emërimin e tyre, pajisjen e tyre me dokumentet përkatëse, ngritjen e një komiteti Ad-Hoc që do të ketë si detyrë implementimin me saktësi, vendosmëri të reformës së inspektimit, etj. /Start/

                                                                                             2012-03-12 17:00
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›