Referendumi për plehrat në KQZ, Bino: Ka sfond politik

Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka mbledhur 60 mijë firma dhe kërkesën do ta dorëzojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Në bazë të Kushtetutës, procesi i mbledhjes së firmave ka një afat 3-mujor, ndërsa përfaqësuesit e Aleancës Kundër Importit të Plehrave u shprehën të sigurt që në nisje të kësaj nisme për arritjen e mbledhjes së 50 mijë firmave që kërkohen minimalisht për organizimin e referendumit.
Ndërkohë, për rastin reagoi edhe zv/ministri i Mjedisit, Taulant Bino, i cili e cilësoi të martën, nismën për një referendum kombëtar, si një organizim që ka sfond politik. I pranishëm në takimin e organizuar nga IFC dhe zyra Zvicerane në Shqipëri për partneritetin publik-privat në menaxhimin e mbetjeve të ngurta në Shqipëri, Bino deklaroi se organizatorët e këtij referendumi janë të nxitur nga Partia Socialiste.
"Kjo nismë nuk ndihmon në qëllimin e përpunimit të mbetjeve." theksoi ai. Gjatë këtij takimi,IFC siguroi se do të mbështesë partneritetin e sektorit publik-privat në menaxhimin e mbetjeve të ngurta të Shqipërisë, për t'i ndihmuar kompanitë e sektorit privat të përfshihen në menaxhimin e integruar të mbetejeve të ngurta, mbi bazën e eksperiencave ndërkombëtare. /Start/
2012-03-13 13:50