E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjedhësit thyejnë supermarketin, grabisin edhe makinën

Ngjarja u regjistrua në lagjen “5 Maji” të qytetit të Elbasanit, ku vjedhësit kanë thyer derën e dyqanit pa bërë zhurmë dhe më pas kanë marrë sasi të konsiderueshme prej andej të pijeve, paketave të shtrenjta dhe një sasi parash që ishin në arkë.

Policia dyshon se vjedhësit ishin të mirëorganizuar dhe profesionist në këtë fushë. Ngjarja u zbulua vetëm në mëngjes, kur pronari T. Mema, ka shkuar për të nisur punën e përditshme.

Përveç se gjeti supermarketin të thyer, ai nuk gjeti as makinën që ishte e parkuar aty pranë. Policia ka dokumentuar vjedhjen si dhe ka filluar hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vjedhjeje të rrallë. /Start/

                                                                                             2012-03-13 09:56
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›