Ruli: Shqipëria, hapa para për zhvillimin e sektorit të energjisë
Sektori i energjisë ka bërë hapa para në zhvillimin e tij në Shqipëri. Kështu ka deklaruar dje ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, gjatë Konferencës së 5-të të Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë, që po zhvillohet në Tiranë. Duke vlerësuar në këtë aspekt edhe mbështetjen e sekretariatit të këtij komuniteti, Ruli informoi në lidhje me performancën e detyrave, të cilat janë identifikuar si prioritete të presidencës shqiptare në takimin e fundit të presidencës në qershor të këtij viti, kohë kur edhe Shqipëria mori kryesimin. "Prioritetet që janë mbajtur parasysh, përfshijnë çuarjen përpara të hapave në lidhje me zhvillimet në tregun e energjetikës të një dimensioni social, investimet dhe eficensën në lidhje me energjetikën, por edhe sigurinë e ofertës së energjisë", - deklaroi Ruli. Kreu i METE-s vijoi duke thënë se puna e bërë nga ana e presidencës shqiptare ka qenë në përputhje me grafikun kohor dhe sipas tij, "ofron stimulin për të çuar më tej zhvillimin në Komunitetin e Energjisë".
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian njëkohësisht edhe ministër i Mjedisit dhe Ekonomisë së Francës, Pierre Marie Abadie, siguroi mbështetjen për Komunitetin Energjetik për diversifikimin e burimeve, por edhe krijimin e korridorit të gazit për Evropën Juglindore. "Vendet e këtij komuniteti kanë lidhje të forta me njëri-tjetrin dhe nuk mund ta shikojmë të ardhmen pa vendet e Ballkanit", - tha Abadie. Sipas Abadie, "diversifikimi i burimeve ujore është një objektiv strategjik, siç është shpjeguar tashmë, por edhe krijimi i një korridori gazi për Evropën Juglindore mbetet prioritet, si për BE-në ashtu edhe për Komunitetin e Energjisë. BE dhe Franca në veçanti do të mbeten aktivë në bashkëpunimin me Komunitetin e Energjisë". Sipas tij, energjia është një ndër elementët më të rëndësishëm të Presidencës Franceze, ndërsa shtoi se BE është e mendimit se politikat energjetike kanë nevojë për bashkëpunim përtej kufirit evropian. Ai tha gjithashtu se tregjet evropiane të energjisë elektrike janë të lidhura me njëra-tjetrën. Duke u ndalur në këtë aspekt, përfaqësuesi i BE-së u shpreh se "nafta edhe gazi kalojnë nga një vend në tjetrin dhe për këtë ka shumë rëndësi alokimi më i mirë i burimeve energjetike, për të zbutur raste të ndryshme që vijnë si rrjedhojë e mungesës së energjisë elektrike".
Qendër rajonale e ankandeve për kapacitetet transmetuese
Mbledhja e Këshillit te Ministrave e zhvilluar dje është kryesuar nga ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë, z. Genc Ruli, president i Komunitetit të Energjisë dhe Fabrizio Barbaso, i dërguar nga Komisioni Evropian si zv.president. Mbledhja e Këshillit të Ministrave ka bërë një bilanc të prioriteteve të Komunitetit të Energjisë të përcaktuar nga Presidenca shqiptare përpara marrjes së saj në qershor 2008. Prioritete të kësaj presidence kanë qenë zhvillimi i tregut të energjisë, marrja e masave për reduktimin e problemeve sociale si pasojë e reformave, investimet në nivel kombëtar, si dhe sigurimi i burimeve të energjisë. Gjatë mbledhjes janë diskutuar çështje shumë të rëndësishme si implementimi i traktatit dhe progresi i arritur nga vendet kontraktuese, kapacitetet transmetuese dhe mundësia e ngritjes së një qendre rajonale për alokimin e tyre nëpërmjet ankandeve, siguria e furnizimit me energji të konsumatorëve, investimet në infrastrukturat energjetike, eficenca e energjisë dimensioni social i Komunitetit të Energjisë dhe përfshirja e sektorit të naftës, në axhendën e traktatit. Ndër arritjet e këtij takimi mund të përmendet vendimi për ngritjen e qendrës rajonale të ankandeve për kapacitetet transmetuese. Kjo qendër, e cila do të ngrihet në Mal të Zi, ka një rëndësi mjaft të madhe për vende si Shqipëria, të cilat kanë mjaft probleme me kapacitetet transmetuese. Është miratuar gjithashtu ngritja e një grupi të koordinimit për furnizimin me energji të vendeve anëtare të këtij traktati. Këshilli i Ministrave të Energjisë ka pranuar kërkesën e bërë nga KE-ja që të studiohet mundësia e adoptimit të direktivës së BE-së për energjitë e rinovueshme dhe ka miratuar hartimin e një liste indikative të projekteve të ndërtimit të burimeve të reja të energjisë në rajon, listë e cila ka për qëllim të orientojë donatorët drejt investimeve në rajon.