E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq mberthen Europen

Moti i keq po përhapet në mbarë Europën. Pas Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Danimarkës kushtetet e këqija atmosferike po kërcënojnë gjithnjë e më shumë vende .
Në Belgjikë shpejtësia e erës arriti deri në 110 km/orë ndërsa autoritetet kanë raportuar se një person ka humbur jetën .
Në Holandë autoritetet janë detyruar të evakuuojnë rreth 100 persona në provincën veriore të Groningenit, i cili kërcënohet nga përmbytjet. Në të njëjtën kohë, janë lëshuar alarme për përmbytje edhe në pjesën perëndimore. Ura Oeresund mes Suedisë dhe Danimarkës u mbyll në një pjesë të saj.
Franca po ashtu paraqet të njëjtën situatë, ku shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e forta kanë detyruar qindra banorë të mbyllen brenda .
Një ditë më parë, në Britaninë e Madhe gjetën vdekjen dy persona si pasojë e motit të keq. Era e cila arrinte shpejtësinë mbi 178 km/orë shkaktoi dëme të konsiderueshme në pjesën veriore të vendit. Në Gjermani, shpejtësia e res arrinte deri në 133 km/orë në një kohë që niveli i prurjeve në Rin ka arritur maksimumin e tij. Parashikimet meteorologjike kanë bërë me dije se situata do të vazhdojë e njëjtë edhe gjatë fundjavës ndërsa parashikohen dhe reshje të mëdha dëbore .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›