E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri sulm vetevrares ne Damask

Një sulm vetëvrasës ka ndodhur në kryeqytetin sirian Damask. Lajmin e ka bërë të ditur televizioni shtetëror. Dhjetra persona kanë humbur jetën, numri i saktë i të cilëve ende nuk është bërë i ditur. Sulmi vjen dy javë pasi 44 persona humbën jetën gjatë një shpërthimi të ngjashëm për të cilën autoritetet vendase fajësuan bandat terroriste. Liga Arabe po moritoron situatën në Siri, ndërkohë që mesa duket kjo nuk ka ndihmuar aspak në pakësimin e vrasjeve apo dhunës në vend . OKB bën me dije se më shumë se 5 mijë persona kanë humbur jetën në Siri që prej fillimit të protestave antiqeveritare, ndërkohë që grupet e të drejtave të njeriut flasin për një shifër akoma më të madhe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›