Reforma zgjedhore, Gjiknuri: Do mbyllet brenda muajit

Bashkëkryetari i Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri u shpreh optimist për mbylljen brenda muajit prill të reformës zgjedhore.
Në një prononcim për mediat, Gjiknuri theskoi se reforma zgjedhore i ka të gjitha mundësitë të mbyllet brenda këtij muaji pasi sipas tij
kanë mbetur për tu diskutuar edhe disa çështje që janë me karakter teknik.
Gjithashtu Gjiknuri shtoi se po punohet intensivisht që në zgjedhjet e 2013 të përdoret sistemi elektronik i votave.
“Është i lidhur me një kapitull tjetër që ka të bëjë me sistemin elekotronik në qëndrat e votimit. Jemi duke punuar intensivisht, që brenda këtij muaji të mbyllet nga komisioni. Ne e kemi pikëpamjen tonë dhe po presim që të ndërtohet një propozim i gjithëpranuar. Partitë e vogla preken më shumë dhe në respektim të tyre ne e kemi shprehur këtë qëndrim, çështja e KQZ do diskutohet javën tjetër. Numërimi elektronik do përdoret në zgjedhjet e 2013” theksoi Gjiknuri.
.