Ambasadori Arvizu takohet me kryeministrin Berisha

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu është takuar sot me kryeministrin Berisha. Takimi mes ambasadorit Arvizu dhe kryeministrit Berisha po zhvillohet në vilën 30, te zona e ish-bllokut.
Takimi vjen një ditë pasi diplomati amerikan së bashku me ambasadorët e BE-së dhe OSBE-së zhvilluan një takim me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama.
Dje në takimin e selisë rozë, ku u diskutua situata e fundit politike, ku kreu i PS-së Rama vuri në dukje se në procesin e zgjedhjes nga Kuvendi të anëtarit të KLD u shkelën hapur të gjithë Rregullat e Procedurës dhe u kompromentua procesi i votës së fshehtë çka sjell pasoja të rënda për të tashmen dhe të ardhmen e jetës parlamentare, duke dëmtuar rëndë institucionet kushtetuese të vendit.
Kreu i PS gjithashtu shprehu shqetësimin për mungesën e progresit të pritur në çështjet më esenciale të Reformës Parlamentare. Rama theksoi domosdoshmërinë për të punuar më ritme të përshpejtuara për të realizuar Reformën Elektorale brenda afateve për të cilat është rënë dakord