E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthimi i gjyqtarëve, PDIU: Hakmarrje e ulët

TIRANE- Sjellje aspak dinjitoze dhe hakmarrje te ulet te autoriteteve greke ndaj gjyqtareve te drejtesise shqiptare e ka quajtur Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), kthimin ne kufi te gjyqtareve qe denuan kreun e OMONIA-s, Korce, Naum Dishon.

Ne nje deklarate per mediat, PDIU shpreh indinjatën ndaj autoriteteve greke, të cilat refuzuan kalimin e kufirit, gjykares së Apelit Entela Prifti dhe dy koleget e saj Brunilda Mano dhe Afërdita Maho.

Ky veprim i ulët është një përshkallëzim i sjelljes aspak dinjitoze të deritanishme të autoriteteve kufitare greke ndaj shtetasve shqiptarë që kanë lindur në trojet autoktone shqiptare të Camërisë flet për një axhendë të qartë shoviniste qe po përvijohet në nivele shtetërore greke që vë në pikëpyetje jo vetëm fqinjësinë e mirë në rajon por edhe nivelin e modernitetit të këtij shteti. A mos vallë edhe kësaj radhe bëhej fjalë për një rast të ngjashëm me mos-njohjen e toponimeve tona çame prej shtetit grek dhe kërkohet që në dokumentat e zyrtarëve tanë të shkruhet “dhikastis” dhe ” isangjeleas” në vend të gjykatësit dhe prokurorit?,- thuhet ne deklarate.

PDIU, kerkon nga Ministria e Jashtme, jo vetem te reagoje, por edhe te kerkoje sqarime për gjithe sa ka ndodhur.

Ne kërkojmë nga ministria jonë e jashtme që të kërkojë sqarime për aktin më të fundit të pahijshëm ndaj përfaqësuesve të institucioneve tona të drejtësisë dhe gjithashtu do vihemi në kontakt me organizatat greke të të drejtave të njeriut që të bëjnë presion ndaj shtetit të tyre që mos të rrëshqasë në forma arkaike të shovinizmit prej frustrimit që vjen nga kriza ku elita aktuale politike e ka zhytur vendin fqinj”- thuhet ne te.

Sipas PDIU, i arratisuri Disho të ekstradohet për t’u ballafaquar me dënimin e ligjshëm që ka marrë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›