Reforma zgjedhore, Gjiknuri takim me ambasadorin Sequi

Kur ka mbetur një ditë nga përfundimi i afatit të përcaktuar nga komisisonieri për zgjerimin Stefan Fule, për përmbylljen e reformës zgjedhore, përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Komisionin për reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri është takuar me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Ettore Sequi.
Takimi mendohet të jetë në kuadrin e informimit të Sequi lidhur me ecurinë dhe pikat e “nxehta” ku ka mbetur kjo reformë dhe mënyra si do procedohet për të pasur një zgjidhje pozitive të saj.
Ndërkohë në mbledhjen e sotme të qeverisë Kryeministri Sali Berisha ka apeluar opozitën të kompletojë në afatin kohor dhe më të shpejtë reformën zgjedhore.
Nga ana tjetër bashkryetari i Komisionit për reformën Zgjedhore, Damain Gjiknuri ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha se po spekullon dhe se po përdor reformën zgjedhore si instrument presioni ndaj opozitës. Sipas tij Berisha nuk është i interesuar për reformën zgjedhore, pasi PD prej dy javësh ka shkëputur komunikimin.