E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbledhja e grupit të PS, qëndrim në Kuvend për reformën

Duke e cilësuar të dështuar reformën zgjedhore, PS vendos të mbajë qendrim të fortë në Kuvendin e Shqipërisë për këtë cështje.

Për më shumë se një orë, nën drejtimin e kryesocialistit Edi Rama, grupi socialist ka disktuar me dyer të mbyllura për rrugën që do të ndjekë pas refuzimit të kërkesave të saj në komisionin e reformës zgjedhore, që lidhen mbi të gjitha me formulën e KQZ.

Për socialistët deklaratat e kryeministrit Berisha në mbledhjen e qeverisë hodhën poshtë të gjithë punën e komisionit për reformën, cka do të sjellë një reagim të fortë të grupit në seancën e nesërme plenare.

Lidhur me punën e këtij komisioni, bashkëkryetari i komisionit, deputeti socialist, Damian Gjiknuri, ka pasur edhe një takim me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Ettore Sequi.

Edhe pse jemi një ditë para nisjes së procedurave parlamentare për zgjedhjen e Kreut të ri të Shteti, në mbledhjen e grupit socialist kjo cështje ka zënë pak vend për diskutim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›