E Diel, 1 Nëntor 2026

Gallatë me ambiciet presidenciale, Berisha thumbon Metën, Nano vetëm mbjell fatura

Share

Që kur i uli në sofrën e tij të pushtetit, kryeministri Sali Berisha duket se po argëtohet shumë kur i sheh tek zihen për copa të shtetit. Bëhet fjalë për dy ish- kryeministrat socialistë, Fatos Nano dhe Ilir Meta, të cilët kanë ambicie për tu bërë president.

Dhe kryeministri Sali Berisha ka shfrytëzuar pikërisht takimin me Komisionerin për Zgjerimin, Stefan Fyle, për të thumbuar Metën. Lidhur me pyetjen tuaj, unë mendoj që ju të gjithë duhet vlerësoni faktin se nga të gjithë kryetarët e forcave politike në Shqipëri jam i vetmi që kam deklaruar se nuk do të kandidoj për postin e Presidentit të Republikës. Por në fakt asnjë prej jush nuk e ka shënuar këtë fakt, tha Berisha.

Duket qartë se i drejtohet Metës si kryetar partie, që do të ulet në një tryezë duke pasur konflikt interesi, në rast se pretendon të bëhet kreu i shtetit.

Ndërkohë i vetëshpalluri kandidat, Fatos Nano, pas një mungese disavjeçare në Tiranë, është kthyer duke mos lënë kafene e restorant luksoz në Tiranë pa shkuar për të shpalosur… platformën e tij presidenciale. Ngado që shkon, mbjell vetëm fatura, që siç e ka zakon, nuk i paguan ndonjëherë vetë. Mediat kanë qenë dëshmitare se si Nano i lë faturat dhe nga pas i shkojnë pagatorët. Një zakon i trashëguar prej kohës kur drejtonte ekzekutivin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›