Alibeaj: Partia e Topit nuk ka kauzë ideologjike, zgjedhjet do tregojnë sa i vlen lëkura
Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, shprehet se Partia Fryma e Re Demokratike, nuk mund të jetë problem për PD-në, pasi ajo nuk ka një kauzë ideologjike, program dhe njerëz që e ndjekin. Sipas tij, ajo është një parti në tentativë.
Ende nuk është një parti, është në tentativë, nuk është regjistruar, s’ka mbledhur numrin e firmave, nuk ka program, nuk ka një kauzë ideologjike. Që një lëvizje politike të jetë e sukseshme duhet të ketë tre elementë: të ketë njerëz të rinj; kauzë ideologjike; garancinë e të shkuarës.Nuk i ka asnjë nga këto elementë. Nuk kanë çfarë për të milituar për sa kohë kanë qenë në funksione të larta shtetërore. Zgjedhjet e ardhshme do të tregojnë sesa do tu vlejë lëkura politike, suksesi ose jo i mazhorancës nuk varet te lojtarët e tjerë, ka thënë Alibeaj për Ora News.
Duke folur për presidentin, Alibeaj, ndryshe nga Berisha, që i premtoi komisionerit Fyle konsensus, është shprehur se do të respektohet gërmë më gërmë Kushtetuta.
Më kryesorja është Presidenti, Fyle u tregua i qartë që procesi i zgjedhjes duhet të respektojë gërmën e Kushtetutës dhe frymën e saj. Gërmën për procesin dhe frymën për atë që do të personifikojë emri i Presidentit. Kjo është adoptuar nga të gjitha palët politike, ajo çfarë do të quhet mrekullia e ndryshimit të Kushtetutës ka dhënë dhe po jep këtë frymë optimiste sot. Palët nuk qëndrojnë më në llogoret e tyre. Konsensusi moral dhe legjimiteti do të jetë mbarëpolitk, më 24 maj starton procesi. Do të ishte një dozë e mirë bashkëpunimi pjesmarrja aktive edhe e opozitës, të garojë me kandidatët e saj, tha Alibeaj.