Reforma zgjedhore, Komisioni vazhdon punën

Komisioni i Reformës Zgjedhore
Parlamenti votoi sot me 117 vota pro vijimit të punës së Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Komisioni do të vijojë punën deri më 12 korrik për të përmbyllur ndryshimet në Kod.
Burime zyrtare nga maxhoranca dhe opozita, kanë bërë të ditur për gazetën Panorama se pas kontakteve të 48 orëve të fundit u arrit gjuha e përbashkët për ti dhënë edhe një mundësi tjetër Komisionit të mbyllë tri çështje, më kryesoret e reformës.
Pas votimit në Kuvend, kryetarja Jozefina Topalli inkurajoi komisionin që të përmbyllte sa më parë Reforman Zgjedhore.
Komisioni i Reformës
Komisioni i Reformës Zgjedhore, i cili e nisi mandatin e tij që në muajin dhjetor dhe që mori dy herë shtyrje të afatit të tij, nuk arriti të miratojë një draft të plotë me pëlqimin e palëve pjesëmarrëse në të.
PD dhe PS ndahen në qëndrimet e tyre tek formula e kompozimit të KQZ-së, tek mundësia e ankimimit të çështjeve zgjedhore në KQZ sa herë dy anëtarë e kërkojnë atë, por dhe tek identifikimi i zgjedhësve përmes gjurmës