E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthimet e naftës, lihen në burg 2 protestues

Depozitat e naftës që u hapën nga të arrestuarit

FIER- Gjykata e Fierit ka lënë në burg dy protestuesit e fshatit Zharrë, Kastriot Beluli, 45 vjeç dhe Gentjan Asllani, 38 vjeç,  për veprat penale të shkatërrimit të pronës me mjete të tjera. Dy protestuesit ishin ndaluar nga policia për hapjen e depozitave të naftës së kompanisë Bankers Petroleum dhe zbrazjen në rrugë te saj.

Sipas Policisë, ata janë futur në mënyrë të paligjshme rreth orës 04:00 të së dielës, në vendin e quajtur depot e firmës Bankers në fshatin Zharrëz, në vatrën e pusit nr.5007 dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë hapur duke derdhur një sasi të konsiderueshme nafte bruto, si dhe kanë bllokuar rrugën nacionale Fier-Roskovec, së bashku me persona të tjerë.

Banorët ndërkaq kanë vijuar protestat e tyre, për të kundërshtuar punimet në zonën naftëmbajtëse nga kompania Bankers Petroleum, por edhe për të kërkuar lirimin e bashkëfshatarëve të tyre.

Banorët akuzojnë kompaninë e naftës Bankers Petroluem, se bën shpërthime të nëntokës për të nxjerrë sasi të mëdha nafte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›