Tiranë, kapen 120 kg kanabis, 4 të arrestuar

Policia e Tiranës ka bërë të mundur sekuestrimin e 120 kg kanabis sativa dhe arrestimin e 4 poseduesve të saj. Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë operacionit të koduar "Halloween" në komunën e Ndroqit, u arrestuan shtetasit Shkëlzen Hajdari 31 vjeç, Aleksandër Kola 32 vjeç, Eqerem Hoxha 56 vjeç dhe Maliq Memo.
Arrestimi i tyre u bë në afërsi të fshatit Pezë Halmas në momentin kur të arrestuarit po transportonin lëndën narkotike me dy automjete.
Sipas policisë droga vinte nga qyteti i Durrësit dhe kishte si denstinacion shitjen në kryeqytet. Gjatë kontrollit të ushtruar policia bëri të mundur gjetjen e 19 thasëve me drogë me një peshë prej 120 kg dhe një armë tip pistoletë model zastava.