E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore, Meta: BE e qartë, të nisim bashkëpunimin

KORCË- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, në takimin e organizuar me strukturat e partisë në qytetin e Korcës ka ripërsëritur apelin për nisjen sa më parë të reformës zgjedhore.

Meta ka theksuar se Bashkimi Europian është i qartë në kërkesat e tij, ndaj kreu i LSI-së i bën thirrje palëve për bashkëpunim.

Kreu i LSI-së, ka vlërësuar se reforma zgjedhore duhet të ishte bërë para zgjedhjeve lokale të 8 majjit, pasi sipas tij ajo ka qenë edhe shkak i ngërcit politik në vend që ka sjellë bllokimin e miratimeve të një sërë ligjesh në Parlament.

Meta vëren se ka ligje që nuk janë miratuar prej mëse dy vitesh ndaj është e nevojshme sipas tij, nisja e e bashkëpunimit për miratimin e projekt/ligjeve të nevojshme.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›