E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia sfidon abuzuesit, treg me cmime reale në mes të Tiranës

TIRANE- Bashkia e Tiranës sfidon tregtarët e ushqimeve, të cilët kanë rritur cmimet e disa artikujve ushqimorë ditët e fundit. Improvizohet një treg i hapur me bizneset e shumicës dhe i bëhet thirrje tregtarëve të ndershëm të shesin aty. Në këtë treg ka qenë sot nënkryetari i Bashkisë, Edomond Panariti.

“Tendencat që u vunë re ditën e djeshme për rritje spekullative të cmimeve të artikujve ushqimorë marrin sot një përgigje nëpërmjet këtij tregu. Ne ndodhemi sot këtu tek pazari i vjetër tradicional i Tiranës. Iu drejtuam të gjithë tregtarëve të ndershëm, që kanë mbajtur sistematikisht marrëdhënie korrekte me konsumatorët, duke aplikuar cmime dinjitoze, cmime preferenciale. Këtyre tregtarëve Bashkia e Tiranës iu vë në dispozicion qendrën e Tiranës, iu vë në dispozicion tregun e pazarit të vjetër të Tiranës për të tregtuar mallrat e tyre në mënyrë dinjitoze dhe me cmime konkuruese”, tha Panariti.

Sipas tij, në këtë treg qytetarët do të gjenë cmimet reale të përcaktuara nga kërkesa dhe oferta dhe jo cmimet abuzive, që kanë vendosur të mbajnë disa tregtarë

“Ata spekulantë që synojnë të mbajnë cmime të larta do të jenë të margjinalizuar. Ky është tregu i lirë, këto janë cmimet reale të përcaktuara nga kërkesa dhe oferta dhe jo cmimet abuzive që dikush tjetër ka vendosur t’i mbajë”, shtoi ai.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Bashkia e Tiranës shpërndan dhurata për familjet në nevojë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›