E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore, Milo: Rrezikon të bllokohet procesi

Partia Socialiste ka mbledhur sot aleatët ku në fokus të takimit ka qënë reforma zgjedhore. Kreu i PDS-së Paskal Milo në një prononcim për mediat i kërkoi partive të vogla të djathta të bëjnë presion mbi Partinë Demokratike në mënyrë që të korrektohet sistemi zgjedhor përndryshe sipas tij ka rrezik të bllokohet procesi i reformës zgjedhore.
 

“Partitë e djathta të artikulojnë me forcë kërkesën e përbashkët dhe të ushtrojnë presionin e duhur te PD-ja në mënyrë që reforma zgjedhore të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. PS-ja do të kërkojë në komisionin e reformës zgjedhore të ketë një reformë sa më trasparente, dhe sa më gjithëpërfshirëse” ka theksuar Milo.

Ai ka gjithashtu ka kërkuar nga forcat politike të arrijnë konsensus në lidhje me korrektimin e sistemit zgjedhor pasi ka rrezik që procesi për ndryshimet në kod të bllokohen.
 

“OSBE-ja nuk duhet të merret me elementët e një reforme zgjedhore, ajo i ka bërë vërejtjet. Korrektimi i sistemit është fshaqje e konsensusit me palëve politikë. Nevojitet një vullnet politik pasi ka rrezik që procesi i reformës zgjedhore mund të bllokohet dhe opozita nuk mund të bëhet bashkëfajtore” ka shtuar Milo.

Më tej Milo ka theksuar se partitë e majta kërkojnë korrektim të sistemit zgjedhor, identifikimin elektronik të listës zgjedhore, numërimin elektronik, ndryshimin e KQZ-së nga një institucion politik në një formulë tjetër jo politike dhe ndryshim të financimit të partive politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›