1 në 10 përdorues e pëlqen Timeline
Përdoruesit e Facebook gjithnjë e kanë pasur të vështirë të përshtaten me ndryshimet e bëra në faqe por këtë herë të dhënat tregojnë se anëtarët e rrjetit social nuk janë aspak të kënaqur me ndryshimet e fundit.
Vetëm një në 10 persona mbështet Timeline. Programi i cili bashkon të gjitha publikimet, mesazhet, komentet dhe fotot nuk pëlqehet aspak nga përdoruesit e Facebook por pavarësisht kësaj Timeline shumë shpejt do të jetë rregull për të gjithë pasi deri tani ajo është aktivizuar vetëm për ata që dëshironin.
Kjo rezulton nga një sondazh i organizuar nga Sophos, ku janë pyetur 4 000 përdorues të Facebook. 51% e tyre thanë se ishin të shqetësuar nga formati i ri ndërsa vetëm 8% e ndiejnë veten të përshtatur.